Lajme

Zgjedhjet në RMV/ Sela: Kemi fituar në rreth të parë në Gostivar dhe Dibër, në 5 komuna tjera jemi në rreth të dytë

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komant urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës. Ndërsa në komunat lokale shkojnë në Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçisht.

“Fituam Gostivarin dhe Dibrën, i fituam që raundin e parë, ndërsa në 5 komuna të tjera shkojmë në raund të dytë, do të ketë balotazh. Besoj që ne do t’ia dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë më i madh”, tha Sela duke shtuar se në Strugë, Bogovinë, Tearcë dhe Çair shkojnë në balotazh. “Sa i përket Komunës së Tetovës do të duhet të presim nëse shkojmë apo jo në balotazhe. Duhet t’i presim informatat”, tha Sela.

Lexo më shumë  Finlanda dhe Suedia përforcojnë krahun verior të NATO-s

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *