Zgjedhjet në Kosovë/ Rezultatet aktuale të partive nëpër komuna
Në nga gjashtë komuna janë duke prirë të katër partitë e mëdha, në bazë të rezultateve aktuale të publikuara në uebfaqen e KQZ-së.
AAK-ja po prin në Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Suharekë e Junik.
PDK-ja në Drenas, Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Skenderaj, Ferizaj e Vushtrri.
VV-ja në Gjilan, Kamenicë, Podujevë, Prishtinë, Prizren e Shtime.
LDK-ja në Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë e Viti.
Ndërkaq, më së shumti komuna të fituara aktualisht ka Lista Serbe që ka fituar në komunat me shumicë serbe.
Rruga Press