Tirana e paralizuar nga Maratona, qarkullimi me makinë mision i pamundur në kryeqytet
Në Tiranë është krijuar një kaos me trafikun, për shkak të Maratonës që ka nisur që prej orës 7:00 të mëngjesit. Qarkullimi i automjeteve në shumë akse është bllokuar qarkullimi.
Mësohet se nuk lejohet lëvizja e makinave në sheshi “Nënë Tereza’”, “Rruga e Ismail Qemali”, “Bulevardi i Ri’”, “Rruga e Durrësit” dhe “Rruga e Kavajës”.
Si pasojë qarkullimi nga këto akse është devijuar duke bërë që të krijohet një situatë kaotike e trafikut.
Përveç drejtuesve të mjeteve të revoltuar shprehen edhe qytetarët pasi është bllokuar dhe qarkullimi i transportit urban.
Makinat prej më shumë se një orë që qëndrojë në trafik në pritje për të qarkulluar.
Lexo më shumë Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

