KryesoreLajme

Bekim Jashari me familje para votimit bëjnë homazhe te varrezat në Prekaz

Ditën e zgjedhjeve lokale familja Jashari e nisi me homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të vazhduar më pas drejt qendrës së votimit në shkollën “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh kandidat i pavarur edhe për nja mandat në krye të kësaj komune, Bekim Jashari, ka thënë se po i nderojnë ata të cilët janë meritor pse sot e gëzojnë lirinë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Ne si familje Jashari, si lagje Jashari të gjithë bashkërisht bëmë homazhe para se të shkojmë tek kutitë e votimit. Arsyeja pse ne sot bënë homazhe është sepse falë këtyre dëshmorëve, falë gjakut të dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë, ne sot punojmë, ne sot krenohemi që e kemi shtetin tonë, ne sot duhet ta nderojmë e ta respektojmë të kaluarën tonë që me ju tregu edhe gjeneratave pas që vijnë që si për festa, si për ditë të zgjedhjeve, çfarëdo dite që është për neve ne duhet ta nderojmë të kaluarën tonë sepse gjithçka që ne sot bëjmë edhe ajrin që thithim lirshëm falë këtyre dëshmorëve”, ka thënë Jashari.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *