Bota

‘Është në humor të mirë’/ U shtrua me urgjencë, Bill Clinton lë sot spitalin

Presidenti i 42- të i SHBA, Bill Clinton qëndroi dhe mbrëmjen e djeshme në spital pas një infeksioni që pësoi në gjak i cili, sipas mjekëve të tij, nuk është i lidhur me koronavirusin. Ai do të dalë ditën e sotme nga spitali pasi gjendja e tij u përmirësua.

Ai do të qëndrojë në spital gjatë natës për të vazhduar marrjen e antibiotikëve intravenozë para se të dalë nga spitali të dielën” tha Angel Ourenia, duke theksuar se “të gjithë treguesit e shëndetit të tij po shkojnë mirë”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Presidenti është në një “humor të mirë” , “kaloi kohë me familjen, po komunikon me miqtë, shikoi ndeshjet e ekipeve të futbollit amerikan”.- shtoi më tej mjekja e tij.

Bill Clinton është shtruar disa herë në spital, në 2004 iu nënshtrua një operacioni për shkak të arteries së bllokuar, ose në vitin 2010, kur iu nënshtrua angioplastikës.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *