Lajme

Presidentja Osmani i reagon ministrit serb në Këshillin e Sigurimit: Mos na ligjëro për implementim të marrëveshjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit iu drejtua ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq  në lidhje me implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë të nënshkruara në Bruksel.

Osmani theksoi se Kosova ka implementuar mbi 90 për qind të marrëveshjeve të arritura në Bruksel

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Kosova ka implemetuar rreth 90 për qind të marrëveshjeve sipas Brukselit, dhe derisa ju flisni për një Asociacion të nënshkruar në marrëveshje në Bruksel, e cila marrëveshje është shkelje e qartë e Kushtetutës së vendit tonë. Në anën tjetër, Serbia nuk ka implementuar 2/3 e marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi Osmani.

Ajo u shpreh se Selakoviq nuk mund të mësojë Kosovën për implementim të marrëveshjeve.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Ju lutem z.Selakoviq mos na ligjëro neve se si duhet të bëhet implementimi, se kjo nuk do të ishte hera e parë që Serbia injoron marrëveshjet që i nënshkruan dhe nuk i implementon pastaj”, iu drejtua Osmani gjatë fjalimit të saj ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nicola Selakoviq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *