Fluturakja me panele solare e Airbus mund t’i kalojë gjashtë muaj në stratosferë
Kompania Airbus ka njoftuar se një fluturake me panele solare do të niset në një udhëtim 18-ditorë, duke theksuar se Zephyr mund të kalojë deri në gjashtë muaj në ajër.
Fluturakja e “hollë” ka dy helika të vogla dhe deri më tani ka kryer dy fluturime testuese që kanë rezultuar tejet të suksesshme.
Kjo fluturake do të operoj në stratosferë, më lartë sesa që fluturon një aeroplan i zakonshëm por më poshtë sesa një satelit – e kjo kompani ka bërë të ditur se përmes internetit do të lidhin miliarda njerëz në mbarë botën.
“Kemi ambicie që për muaj të tërë ta mbajnë në ajër – deri në gjashtë muaj”, ka thënë Jana Rosenmann nga zyra për informim në Airbus.
“Bateritë tona po performojnë si është më së miri. Jemi të bindur se mund të realizojmë fluturimin për tre muaj – por nuk besoj se do të kemi problem nëse zgjatet edhe për tre tjerë”, ka shtuar Rosenmann.
Sipas të dhënave të Unicefit të marra nga viti i kaluar, dy të tretat e fëmijëve në mbarë botën – apo 1.3 miliard njerëz nuk janë të lidhur me internet në shtëpitë e tyre, diçka që sfidon garën për një ekonomi moderne – ku në këtë mënyrë ata izolohen nga pjesët tjera të botës.
Rruga Press