Bota

Sindromi Havana – policia në Berlin po heton rastet në Ambasadën amerikane

Policia në Berlin të Gjermanisë ka filluar hetimet pasi stafi në ambasadën amerikane raportoi se kishte simptoma të të ashtuquajturës sindromi Havana.

Sipas BBC, hetimi për një “sulm të dyshuar sonik ndaj punonjësve të Ambasadës Amerikane”, filloi në muajin gusht, tha policia.

Më shumë se 200 zyrtarë amerikanë kanë raportuar se vuajnë nga sëmundja që nga viti 2016.

Lexo më shumë  Ukraina dhe Siria lidhin aleancë ushtarake

Të premten, presidenti Biden u zotua të zbulojë “shkakun dhe përgjegjësin” për sindromën.

Të prekurit thonë se ata përjetuan një sulm të papritur të ndjesive të presionit brenda kokës së tyre, dhe të dëgjimit të tingujve të çuditshëm të gumëzhimave që vinin nga një drejtim i veçantë.

Të tjerët janë ankuar për marramendje, të përziera dhe lodhje.

Lexo më shumë  Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *