Bota

Evropa kërkon ndalimin e njohjes së fytyrës

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të inteligjencës për njohje të fytyrës nga policia në vende publike.

Në një rezolutë të miratuar me shumicë, ligjvënësit bënë thirrje gjithashtu për ndalimin e bazave të të dhënave private të njohjes së fytyrës, të tilla si ato të përdorura nga kompania kontroverse Clearview AI.

Lexo më shumë  Von der Leyen i reagon Trumpit: GJNP-ja duhet të jetë e aftë të luftojë krimin ndërkombëtar

Parlamenti gjithashtu mbështet përpjekjen e Komisionit Evropian në projektligjin e tij mbi inteligjencën artificiale për të ndaluar sistemet e vlerësimit social, të tilla si ato të nisura nga Kina, të cilat vlerësojnë besimin e qytetarëve bazuar në sjelljen e tyre.

“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë qytetarët e Evropës”, tha Petar Vitanov, autori i rezolutës.

Projektligji i Komisionit Evropian kufizon përdorimin e identifikimit biometrik në distancë – përfshirë teknologjinë e njohjes së fytyrës – në vende publike, përveç nëse bëhet fjalë për luftimin e krimit “serioz”, siç janë rrëmbimet dhe terrorizmi.

Lexo më shumë  Ukraina: Gjykata Ndëkombëtare Penale do vijojë të ndjekë kriminelët rusë të luftës, pavarësisht sanksioneve të Trumpit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *