Art & Kulturë

Filmi “Vulë” fiton çmimin e 13-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pas Francës në “Lacorne Internacional Film Festival” ku triumfoi si ‘Drama më e mirë’, po ashtu vjen edhe çmimi i 13-të nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘Filmin e Shkurtër’ me skenar dhe regji të Valmir Tertinit.

Filmi, siç është theksuar disa herë, flet për Viktorian – një punonjëse të papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

E varur nga alkooli dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Në anën tjetër, punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Me këtë rast, ajo u shkarkua nga ambasada dhe të njëjtit shihen me njëri-tjetrin kur udhëtojnë për në Gjermani.

Kasti i “Vulë” është i përbërë me aktorë të njohur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Deri më tani, ky projekt ka fituar mbi 10 çmime në festivale të ndryshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *