Facebook ka rënë! Sa i kushton “xhepit” të Zuckerberg goditja, kompania shënon rënie rekord në bursë
Apikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk funksionuan prej shumë orësh.
NetBlocks, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se ndërprerja tashmë i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milionë dollarë dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se 5 për qind.
Sipas marketwatch, Facebook ka rënë në bursë në shifrën e -4.89% duke shënuar goditjen më të rëndë që prej 9 nëntorit 2020. Ndërkohë që vetë krijuesi, Mark Zuckerberg ka humbur më shumë se 7 bilionë dollar nga problemet që ka pësuar Facebook.
Rruga Press