Lajme

Probleme me azilkërkuesit, BE mund të kthejë vizat për disa shtete të Ballkanit, rrezikon Shqipëria

Bashkimi Europian mund të kthejë regjimin e vizave për disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Kështu raporton Radio Evropa e Lirë që nënvizon se shkak për këtë është bërë numri i madh i personave që kërkojnë azil në vendet anëtare, por që nuk i plotësojnë kushtet për të aplikuar.

Në një dokument të brendshëm të presidencës sllovene të BE-së, të cituar nga Radio Evropa e Lirë, i cili është përgatitur me kërkesë të shteteve të Unionit, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabaza për azil. Madje Franca është ankuar drejtpërdrejt për Shqipërinë.

Lexo më shumë  Sondazhi/ BIRN: Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e korrupsionit

“Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Europian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të emigrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”.

Një shqetësim i përsëritur ky nga Parisi për Tiranën, me të cilin dy vite më parë pengoi dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Franca është ankuar edhe ndaj Serbisë, sa i përket liberalizimit të vizave.

Problem i madh shihet edhe numri i lartë i emigrantëve nga vendet e e treta, si ata nga Bangladeshi që përdorin vendet e Ballkanit Perëndimor si tranzit për të hyrë në shtete të Unionit.

Lexo më shumë  Ministri Vitia: Jemi afër zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave

Bashkimi Europian ka në fuqi “mekanizmin për pezullimin e liberalizimit të vizave”, por nuk e ka përdorur deri më tani. Tentativa e fundit dhe më konkrete për kthimin e regjimit të vizave ishte nga Holanda dhe nga kërkesa e këtij vendi shënjestrohej Shqipëria. Por Komisioni Europian e refuzoi duke vlerësuar se nuk kishte arsye të forta për të kthyer vizat. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *