Lajme

Von der Leyen vijon axhendën në Tiranë, pritet në Presidencë nga kreu i shteti Ilir Metav

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencë, ku është është pritur nga Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Lexo më shumë  Si po i kriminalizon të rinjtë në Shqipëri, industria e mashtrimit

Presidentja e nisi udhëtimin e saj në Tiranë, sot në mëngjes, ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon liderë evropianë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *