Lajme

Kosova miraton masat e reja anti-covid, nga dita e sotme hyrja në lokale dhe ambiente të mbyllura vetëm me dëshmi të vaksinës dhe testit negativ

Duke nisur nga dita e sotme, sektori i gastronomisë në Kosovë do të lejohet të shfrytëzojë hapësirat e brendëshme vetëm pasi klientët të kenë paraqitur një dëshmi vaksinimi ose test negativ për covid.

Masa është marrë pas rritjes së numrit të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se verifikimi i dëshmive të vaksinimit dhe testeve mund të bëhet me anë të formës elektronike, përmeskodit QR. Për bizneset që shkelin masat anti-covid, Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se nuk do të ketë tolerime.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Përpos gastronomisë, që deri më sot është lejuar të punojë vetëm në ambiente të hapura, sipas vendimit të fundit të qeverisë, çertifikatën e vaksinimit do të duhet ta paraqesin edhe punonjësit e e institucioneve shtetërore e private, si qendrat tregtare e call center-at e të gjithë punonjësit të cilët kanë kontakt të përditshëm me palë të tjera. Shkollat dhe çerdhet, të cilat nisin aktivitetin e tyre nga dita e sotme dhe ambientet e aktiviteteve sportive, në të cilat do të lejohen të pranishëm vetëm për 10% të kapacitetit të ambienteve të brendshme, do të duhet gjithashtu të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose një nga dëshmitë alternative si testi PCR, serologjik ose ai rapid antigjen.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Kosova ka regjistruar plot 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur, në periudhën kohorë prej 13 marsit 2020 e deri 26 shtator 2021. Ndërkohë, 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës deri ditën e djeshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *