Shëndetësi

PËRSE DUHET MËSUAR NGA GJERMANIA?

Shkruan Erion Dasho

Dy grafikët e mëposhtëm janë shumë domëthënës. I pari tregon se edhe Gjermania gjatë verës u përballua me rrezikun e një vale të variantit delta të COVID-it, por e dominoi atë.

Grafiku i dytë tregon se vdekshmëria në Gjermani mbeti në nivele minimale, shumë më ndryshe se sa ndodhi p.sh. në Izrael, ku vdekjet nga COVID-i kanë qënë shumë më të larta.

Si shpjegohet kjo situatë?

Në ndryshim nga Izraeli që, pasi vaksinoi mbi 90% të popullatës, hoqi të gjithë masat kufizuese, autoritetet gjermane (ndoshta edhe për shkak të karakterit gjerman që kërkon sigurinë maksimale në çdo hap) nuk u ndikuan aspak nga ecuria e procesit të vaksinimit.

Ndonëse sot Gjermania ka vaksinuar 75% të popullatës mbi 12 vjeç, paralelisht vazhdojnë masat me të cilat tashmë popullata është mësuar dhe i zbaton pa mëdyshje:

》Mbajtja e maskës kirurgjikale ose FFP2 në çdo mjet transporti publik apo mjedis tjetër të brendshëm.

》Testimi i fëmijëve në shkolla tre herë në javë nëpërmjet testit të shpejtë të administruar nga vetë fëmija (me miratimin e prindit, sigurisht).

》Paraqitja e pasaportës shëndetësore në çdo mjedis argëtimi të brendshëm (bar, restorant, pishinë, palestër, etj.)

》Marrja e njëkohshme e dy masave (vaksinim + testim) në rastin e organizimeve masive si konferenca, panaire, etj.

Ndërkohë nuk vihet në dyshim testimi falas sa herë që një person (qytetar, rezident, vizitor, etj.) dëshiron të testohet.

Historia gjermane e suksesit lidhur me kontrollin e COVID-it vazhdon dhe përbën një shembull për t’u ndjekur nga çdo vend i botës që synon të mbrojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Në raport me COVID-in ende ka shumë të panjohura. Derisa epidemia të kthehet në një virozë si gjithë të tjetat (situatë të cilës i jemi afruar shumë tashmë), kujdesi i tepërt asnjëherë nuk është i dëmshëm.

Mësimet nga Gjermania bëjnë mirë të ndiqen…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *