Opinion/Aktualitet

Për idiotët shqiptarë, që e quajnë sportin vetëm sport

Shkruan Shaban Murati

Rrjeti botëror televiziv “Al Jazzera” noftonte në 21 shtator nga Sarajeva se ylli serb i tenisit ndërkombëtar Novak Gjokoviç ka postuar një fotografi, ku gjatë vizitës këto ditë në Bosnje-Hercegovinë ka dalë sëbashku me kreun e një nga bandat më të egra kriminale serbe të luftës në Bosnje, Milan Joloviç, i cili ka marrë pjesë në gjenocidin serb në Srebrenicë. Për krimet e tij gjatë luftës në Bosnjë, Joloviç është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Në 2020 tenisti Gjokoviç pranoi dekoratën “Urdhëri i “Serpska republikës” nga udhëheqësi separatist serb dhe mohuesi i gjenocidit të Srebrenicës, Milorad Dodik, dekoratë që i është dhënë kriminelëve ndërkombëtarë të luftës si Sllodoban Millosheviç, Ratko Mlladiç, Radovan Karaxhiç, etj. Për tenistin Gjokoviç qarkullon edhe një foto, ku ai në një dasëm po këndon duet sëbashku me kreun separatist serb Dodik. Nacionalizmi dhe shovinizmi serb bashkon ikonat e tij, nga politika, ushtria e policia e deri te muzika e sporti, që bëhen bashkë për flamurin e zi të hegjemonizmit serb në Ballkan.

Nuk e di se si mund ta komentojnë këtë çiftëzim shovinist të sportit serb me gjenocidin serb kozmopolitët ruralë në Tiranë, të cilët kanë bërë zbulimin e madh internacionalist se sporti është vetëm sport dhe muzika vetëm muzikë. Mos u habisni kur ndonjë kozmopolit qeveritar ta ftojë Gjokoviçin për vizitë në Shqipëri, dhe madje t’i japë edhe ndonjë dekoratë si në kohën e lumtur të miqësisë shqiptaro-jugosllave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *