Lajme

Kamberi: Vendimi i reciprocitetit për targa i drejtë, u imponua nga Serbia

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet të targave me Serbinë është i drejtë, pasi ky vendim është imponuar nga Serbia që nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel.

Kamberi ka thënë se po ka vonesa në pikëkalime me Preshevën e me Bujanovcin, por se shpreson që këto të evitohen.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Duhet pritur dhe parë si rrjedhin gjërat në praktikë. Vendimi ka filluar të zbatohej nga dje, e të shohim se si janë të pajisura pikëkalimet kufitare në Preshevë e Bujanovc me resurce njerëzore. Ka vonesa e pritje. Besoj se Qeveria e Kosovës do të bëjë veprimet për të tejkaluar këto probleme, që të mos kemi pritje të gjata në pikëkalimet në Preshevë e Bujanovc. Ne do të mbledhim informacione të sakta. Do të kontaktojmë me përfaqësues të Qeverisë e të shohim si takohet situata në aspektin praktik që të mos vështirësohet kalimi i njerëzve, që njerëzit sa më lehtë ta përballojnë këtë vendim. Parimisht vendimi duket i drejtë, për faktin se është i imponuar nga një veprim në vazhdimësi i Serbisë për mohimin e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, që ishin pjesë e dialogut në Bruksel”, ka thënë Kamberi në Interaktiv të KTV-së.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *