Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë s’është hakmarrje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje por koncept, i derivuar nga barazia si vlerë.
Në një konferencë për media, Kurti deklaroi se donim që Serbia t’i heq barrierat, që sipas tij, disa janë sporadike dhe disa sistematike.
“E duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat e vendosura. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Lidhur me një vjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se Kosova nuk ndodhet në ndonjë rrezik aktualisht, mirëpo sa i takon vlerësimeve se kur do të aplikojë për anëtarësim, mbetet të shihet nga analizat e bëra nga MPJ-ja.
“Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme”, shtoi ai.
Rruga Press