Opinion/Aktualitet

Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Angela Merkel e ka thënë troç se asgjë nuk mund ta zëvendësojë apo nuk mund ti mbivendoset porocesit të Berlinit dhe ky pohim i kancelares që zvetnon idenë e Ballkanit të hapur e ka shtyrë kryeministrin Rama të provokojë një sherr të ri me Kosovën në mënyrë që të sfumojë mesazhin e ardhur nga Berlini. E pyetur nha gazetari që bën gjithmonë pyetjet që duhen, Muhamed Veliu, se kush prevalon, procesi i Berlinit apo Ballkani i hapur, Merkel u përgjigj se nuk ka zëvendësuese për nismën e iniciuar prej saj.

Pas këtij qëndrimi, si një nga mbrojtësit e flaktë të Open Balkan, kryeministri ynë u mbrojt duke thenë se ato janë e njëjta gjë, vetëm se nisma e tij dhe Vuçiçit ka për qëllim të përshpejtojë disa marrëveshje për të cilat jo të gjitja shtetet bien dakord. Ajo u bë me qëllim për të mos mbetur peng të vetove theksoi Rama.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Dhe meqë nuancat e qëndrimit të tij ndryshonin nga ato të kancelares ai u mundua të sqarohet. “Kjo nismë është “pjellë e Procesit të Berlinit” tha ai.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai provokoi një sherr me Prishtinën për ta servirur atë si ushqim kryesor për mediat. Incidenti nuk u përmblodh vetëm në ndalimin e pyetjeve të gazetarëve nga Kosova, por mbi të gjitha në fshikullimin që Rama u përpoq ti bënte Kosovës.

Rama foli për ‘teori konspiracioni’ dhe tha se deklaratat që bëhen për këtë nismë rajonale si “të organizuara nga forca të treta janë dokrra”.

“Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Gjëja e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”, theksoi Rama.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Me sa duket dredhia e Ramës për të sfumuar qëndrimin e Merkelit për Ballkanin e Hapur pëermes provokimit të Kosovës e arriti qëllimin. Menjëherë atij iu përgjigj kryeministri Kurti.

“Ne nuk besojmë që iniciativat rajonale duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytën nuk e kemi BE-në”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Rama i cili tha se ata që janë kundër “Ballkanit të Hapur” besojnë te teoritë e konspiracionit. “Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. A e keni pyetur për çfarë teorie konsipracioni flet?!”, tha Kurti. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *