Lajme

Shpopullimi i fshatrave, pesë herë më pak banorë se në vitet 90

Shpopullimi i zonave rurale e kryesisht fshatrave vijon të ngelet problem në Gjirokastër.

Në fshatin Grapsh, të bashkisë Dropull sot numërohen rreth 120 banorë, pesë herë më pak nga numri i banorëve që ka patur në fillim të viteve 90.

Shkolla të mbyllura, kënde lodrash për fëmijë të boshatisura dhe në ato pak kafe të mbetura shikohen vetëm të moshuar.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Banorët e mbetur tregojnë edhe arsyet e kësaj situte, të cilat kanë lidhje kryesisht me mungesën e punës dhe insfrastrukturës por problemin më të madh e shikojnë tek humbja e shpresës për përmirësim të situatës.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat e tjerë të bashkisë së Dropullit. Ne fshatin më të madh të zonës atë të Dervicianit, aktualisht frekuentojnë shkollën vetëm 52 fëmijë në ciklin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Shifra këto që nga viti në vit po vijnë gjithnjë në ulje duke rrezikuar në këtë mënyrë braktisjen totale të zonës.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *