Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi/ Albin Kurti: Nuk mund të ketë marrëveshje kur familjarët e të vdekurve nuk dinë ku i kanë eshtrat të dashurit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot para mediave edhe për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviç i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të presë.

Më tej Kurti ka thënë se është informuar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi për siç i quajti ai takime përgatitore të një dialogu që do të ketë kapitull të ri.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Unë jam informuar nga profesori Bislimi për takimet përgatitore të një dialogu që do të ketë një kapitull të ri, veç se ekziston një çështje që nuk mund të presi, e kjo është çështja e të pagjeturve. Bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe komisionit për të pagjeturit Andin Hoti. Nuk mund të presim marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës që janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vite më vonë, ku më e keqja nuk e dinë ku janë ata e edhe nëse e dinë që janë të vdekur nuk i kanë eshtrat e tyre”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kurti tha se për çështje tjera kanë dhënë propozimet të cilat nuk janë pranuar.

“Mund të hapen tema tjera mes Kosovës dhe Brukselit por jo mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *