Lajme

Inflacioni kërcen në 2.4%, nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, niveli më i lartë nga 2017

Rritja e çmimeve të produkteve bazë gjatë javëve të fundit është reflektuar dhe në treguesin e inflacionit, i cili mat ndryshimin e çmimeve të mallrave për një grup produktesh bazë.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021, krahasuar me Korrik 2021 është 0,4%.

Ky është niveli më i lartë që nga janari i vitit 2017, kur treguesi kërceu në 2.8% vetëm për një muaj.

Që nga janari i 2021, çmimet janë shtrenjtuar vazhdimisht, për të arritur nivelin më të lartë në gusht.

Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur, por më e ndjeshme është për produktet ushqimore, të cilat zënë dhe peshën kryesore në shpenzimet e një familjeje shqiptare, me rreth 38% të totalit, shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%, ose shteti i dytë pas nesh, Maqedonia e Veriut, me 30%.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Pas ushqimeve, rritjen më të lartë e kishte transporti, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburanteve.
Sipas INSTAT, çmimet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,61 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,22 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me+0,09 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Lexo më shumë  Studentët kundër Vuçiqit, por edhe pavarësisë së Kosovës

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%, “Komunikimi” me 2,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 7,2%, “fruta” me 3,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4%, “bukë dhe drithëra” me 1,9%, etj./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *