Lajme

U nda nga jeta disa ditë më parë, mbërrin në Shqipëri arkivoli me trupin e aktorit Paulin Preka, nisin homazhet në Teatrin “Migjeni”

Ka mbërritur nga Italia arkivoli me trupin e Mjeshtrit të Madh të humorit, aktorit Paulin Preka.

Homazhet e para kanë nisur në Teatrin “Migjeni”. Zyliha Miloti dhe emra të tjerë të mëdhenj të humorit, kolegë të Paulin Prekës, janë shfaqur të përlotur për këtë humbje të madhe për Shkodrën e Shqipërinë.

Lexo më shumë  Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Kujtojmë se Paulin Preka u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 86-vjeçare.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.

Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Murati publikon statistikat: Pagat në Kosovë janë rritur 53% gjatë qeverisë Kurti, 3 herë më shumë se në qeveritë Mustafa e Haradinaj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *