Lajme

Kryetarja e Gjykatës Speciale nesër viziton Kosovën

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Tredanfilova do të vizitojë Kosovën të martën, më 7 shtator.

Bashkë me të në vizitë do të vijë edhe administratorja, Fidelma Donlon.

Trendafilova dhe Donlon pritet që të flasin lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është bërë ditur përmes një komunikate të lëshuar për media ditë më parë nga Specialja.

Lexo më shumë  Pse NATO hoqi dorë nga samiti në Tiranë? Gazeta amerikane 'fik' Ramën: Aleatët të pakënaqur me Shqipërinë

“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Konfindustria: Paketa Fiskale 2027 rrezikon t’u kushtojë qytetarëve dhe bizneseve në Shqipëri 200 mln euro

Tredanfilova poashtu pritet të vizitojë edhe veriun e Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *