Lajme

FSK-ja shënon sot Ditën e Forcës, ceremonia qendrore mbahet në Prishtinë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon sot Ditën e Forcës, përmes aktivitetit “Dita e Hapur”, i cili do të mbahet në të gjitha kazermat e FSK-së në vend.

Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:30, në kazermat në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Lexo më shumë  Bushati/ Gjykata Kushtetuese bëri shërbimin e radhës ndaj Ramës

Ceremonia qendrore do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqësit e lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar.

Përmes këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e FSK-së dhe të njihen më për së afërmi me aktivitetet, kapacitetet dhe pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Haxhiu kujton daljen e parë publike të UÇK-së: Jemi pranë atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Rruga Press

YouTube player