Lajme

Qorrolli: PDK-ja ende s’e ka dorëzuar draftin për Specialen

Kryetari i komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri tani komisioni nuk ka pranuar draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ligjin e ri që lidhet me Gjykatën Speciale.

Ai tha se bëhet fjalë për një iniciativë të re ligjore, e cila duhet t’u nënshtrohet të gjitha procedurave të parapara me Kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit.

Lexo më shumë  Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

“Partia Demokratike nuk e ka dorëzuar draftin, do të them, preliminar, në mënyrë që t’i kalojë procedurat, sepse është një iniciativë e re ligjore. Duhet ta dini që kjo është një iniciativë e re ligjore dhe duhet t’u nënshtrohet të gjitha rregullave të Kushtetutës dhe të rregullores së kuvendit”, deklaroi Qorrolli.

Sipas tij, pas dorëzimit të draftit duhet të merret edhe mendimi i qeverisë, ndërsa më pas ai procedohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

Lexo më shumë  Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?

“Në këtë kuptim, duhet të merret mendimi i Qeverisë, pastaj kalon në Komisionin për Legjislacion”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player