Begaj kujtohet për studentët e Shkupit, por harron studentët që protestojnë në Tiranë
Shkruan Saranda Imeri
Ku ishte Tirana zyrtare për më shumë se dy dekada, kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballeshin me incidente, padrejtësi dhe diskriminim? Pse atëherë nuk kishte reagime të institucioneve shqiptare?
Sot, Presidenti Begaj nuk gjen kohë të presë studentët vendorë në Shqipëri, të cilët protestojnë dhe lëndohen çdo ditë, por gjen kohë të presë studentë që protestojnë kundër VLEN-it.
Çfarë standardi i dyfishtë!
A janë të drejtat dhe hallet e shqiptarëve çështje parimore apo varen nga emri i partisë që është në pushtet në Shkup?
P.S Mos duhet dhe ne ti ftojmë studentët e Shqipërisë?!
Rruga Press

