Bota

Kongresi amerikan do të nisë hetim për Guilfoyle – Në lupë edhe marrëveshjet me qeveritë e Ballkanit

Demokratët në Kongres do të nisin hetimet për punën e bërë nga ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Shkak janë bërë raportimet për incidente të mundshme korrupsioni, abuzimi me pushtetin dhe përdorimi i detyrës qeveritare për përfitime personale financiare.

Kryetari i ardhshëm i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Robert Garcia sqaroi se largimi i Guilfoyle nga posti i ambasadorit nuk e ndalon hetimin e Kongresit ndaj po kërkon ruajtjen e të gjitha dokumenteve dhe komunikimeve përkatëse që lidhen me rastin.

Akuzat, të bazuara kryesisht në raportimin e “Wall Street Journal”, kanë të bëjnë me transaksione të dyshuara për ndikim politik në këmbim të parave, si dhe me marrëdhëniet e saj me biznesmenët grekë dhe grupin “Aktor”. 

Lexo më shumë  ShBA – Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë

“Në veçanti, ato shqyrtojnë presionin që ajo dyshohet se ka ushtruar mbi qeveritë e Ballkanit për t’i dhënë projekte grupit, si dhe akuzat për pranimin e dhuratave dhe favoreve luksoze” – thuhet në një shkrim të “Kathimerini”. 

Ambasadorja amerikane pati një rol të rëndësishëm në firmosjen e marrëveshjes së nënshkruar në prill 2026 mes kompanisë shtetërore shqiptare Albgaz, grupit grek AKTOR dhe kompanisë amerikane Venture Global. 

Lexo më shumë  Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

Shqipëria do të paguajë 6 miliardë dollarë në 20 vjet për të marrë gaz natyror të lëngshëm (LNG). Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit AKTOR Alexandros Exarchou dhe ambasadorja e atëhershme e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila e cilësoi marrëveshjen si një hap për sigurinë energjetike dhe rolin ndërlidhës të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. 

Rruga Press

YouTube player