Lajme

72 orë pa ndihmë: Si po synon BE-ja t’i përgatisë evropianët për raste krizash

Evropa po u kërkon familjeve të jenë të përgatitura me furnizime për të paktën tre ditët e para të një krize. Qytetarët duhet të kenë ushqim, ujë e ilaçe të mjaftueshme, t’i kenë gati valixhet e evakuimit dhe të kenë plane emergjence që të përballen me fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

Komisionerja e BE-së për Gatishmërinë, Menaxhimin e Krizave dhe Barazinë, Hadja Lahbib, i ka paraqitur më 3 nëntor udhëzimet e reja të BE-së për gatishmërinë ndaj emergjencave.

Udhëzimet synojnë ta kthejnë gatishmërinë ndaj krizave si pjesë të jetës së përditshmërisë, duke siguruar që familjet të mund t’i përmbushin nevojat themelore për së paku 72 orët e para, kur shërbimet e emergjencës mund të jenë të mbingarkuara .

Lexo më shumë  Melodia nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër

Ato mbulojnë gjithçka, nga mbajtja e furnizimeve të emergjencës e deri te marrja e vendimeve nën ethe, mësimin e shkallës së gatishmërisë në shkolla dhe komunikimin e rreziqeve.

“Këto udhëzime janë zhvilluar me shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet pjesëmarrëse të mekanizmit të mbrojtjes civile të Unionit (UCPM). Ky ka qenë një proces bashkëpunues, duke përfshirë punëtori dhe konsultime”, ka shpjeguar Lahbib.

Ky veprim vjen pas valës së sulmeve kibernetike, sulmeve me dronë, sabotimit të infrastrukturës kritike dhe fatkeqësive natyrore, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje në rrjetet e komunikimit, transportit dhe energjisë, duke lënë të paralizuara komunitete të tëra.

Kërcënimet marrin shumë forma, dhe disa prej tyre janë afër vendeve anëtare. Edhe pse Komisioni Evropian e konsideron të pamundshme një luftë në shkallë të plotë, afërsia e BE-së me Ukrainën paraqet dobësi. Blloku përballet me agresionin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme dhe përmbytjet dhe zjarret të shkaktuara nga klima, së bashku me rritjen e sabotazhit, ndërhyrjeve me dronë dhe sulmeve kibernetike.

Lexo më shumë  AP: Vende anëtarë nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë

Komisioni Evropian ka miratuar Strategjinë e Përgatitjes të BE-së në mars 2025 me qëllim që Evropa të mund të kalojë nga menaxhimi reaktiv i krizave në mbrojtje proaktive. Por doracakët morën peshë në fundvitin 2026 pas një sërë incidentesh hibride në krejt Evropën.

Rruga Press

YouTube player