Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe për dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga presidentja Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe barazisë.
Kurti tha se ky dekretim vjen pas shumë përpjekjeve dhe pengesave që, sipas tij, janë vendosur në rrugën e miratimit të këtij ligji.
“Pas shumë përpjekjeve tona përballë një serie kundërshtimesh e pengesash që na u vunë në rrugë, madje në mënyrë të përsëritur javën që shkoi, Justina dekretoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha Kurti.
Ai e ka përshëndetur dekretimin e ligjit, duke uruar që ai të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për drejtësinë dhe barazinë.
“Urime të gjithëve. Le të jetë fillimi i një kapitulli të ri, të mirë e të mbarë për drejtësi e barazi”, tha Kurti.
Rruga Press

