Kuriozitete

Nga celularët te makinat, lind Xiaomi Automobile

Marka kineze e Xiaomi ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun e automobilëve.

Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, do të jetë edhe përgjegjësi i degës së prodhimit të makinave, ku do të punojnë rreth 300 persona dhe do të ketë një kapital prej 1,3 miliardë eurosh.

Qëllimi i Xiaomi është i qartë: prodhimi i një makine elektrike inteligjente, që do të jetë e përballueshme për publikun e gjerë.

Për këtë, marka kineze do të përdorë eksperiencën e saj të madhe në teknologji (hardware dhe software), ndërkohë që do të kërkojë edhe ndihmën e prodhuesve të mëdhenj të makinave për anën industriale

A do të jetë Xiaomi i aftë për të sfiduar markat e famshme të makinave? A do ta kalojë Teslën ashtu siç ka bërë me Apple në tregun e celularëve? Përgjigjja do të vijë vetëm me kalimin e kohës…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *