Lushnje, ujë i ndotur në rubineta, me erë të rëndë
Uji i ndotur në rubinetat e banorëve të Lushnjës vijon të mbetet një problem shqetësues. Rasti i fundit u regjistrua në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku qytetarët denoncuan ujë me ngjyrë dhe erë të rëndë. Edhe pse defekti është riparuar nga ujësjellësi, banorët thonë se situata të tilla përsëriten shpesh. Shqetësimi rikthehet në vëmendje edhe pas vendimit për rritjen e tarifës së ujit, nga 62 në 74 lekë për metër kub.
Cilësia e ujit të pijshëm vijon të jetë shqetësim për banorët e Lushnjës. Rasti më i fundit u regjistrua mbrëmjen e së dielës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku nga rubinetat doli ujë i ndotur dhe me erë të rëndë. Problematika u denoncua edhe nga deputeti Saimir Korreshi.
Pas denoncimeve, paraditen e kësaj të hëne, specialistët e ujësjellësit kanë riparuar defektin dhe kanë kryer pastrimin e linjave përmes shkarkuesve të vendosur në pikat fundore të rrjetit. Megjithëse një pjesë e qytetit është pajisur me tubacione të reja, problematikat vijojnë në zonat ku rrjeti i vjetër nuk është zëvendësuar. Sipas banorëve, raste të tilla përsëriten shpesh dhe, pavarësisht furnizimit të rregullt, uji nuk përdoret për t’u pirë.
Sink
Shqetësimi vjen në një kohë kur vetëm një muaj më parë, Ujësjellës-Kanalizime Lushnjë zhvilloi dëgjesa publike për rritjen e tarifës së ujit nga 62 në 74 lekë për metër kub, një rritje që sipas banorëve nuk justifikon as cilësinë e ujit që është i papijshëm si dhe nuk shoqërohet me përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Rruga Press

