Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit
Përfaqësues të Listës Studentore të Serbisë kanë vizituar Kosovën, ku janë pritur nga mitropoliti i Rashkë-Prizrenit, Teodosije, në Manastirin e Graçanicës.
Vizita vjen pak ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në të cilat Lista Studentore fitoi 140 ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Gjatë takimit me Teodosijen, përfaqësuesit e kësaj liste kanë diskutuar për gjendjen e komunitetit serb në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë që, në angazhimin e tyre të ardhshëm institucional, të merren me mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe të objekteve fetare ortodokse.
Në këtë takim, ata kanë ngritur pretendime për vështirësitë me të cilat, sipas tyre, përballen serbët në Kosovë, duke përmendur ruajtjen e shtëpive familjare, arsimimin e fëmijëve, qasjen në shërbime shëndetësore dhe çështjet e sigurisë.
Pas takimit në Graçanicë, delegacioni ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, ku është takuar me igumanin Sava dhe murgjit e këtij manastiri.
Gjatë vizitës është diskutuar për mbrojtjen e trashëgimisë fetare ortodokse, pronës kishtare dhe zonave të mbrojtura.
Vizitën në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Studentore e kanë përmbyllur në Prizren, ku kanë vizituar Kishën e Shën Premtes dhe objekte të tjera fetare ortodokse.
Ndërkaq, nuk dihet nëse për këtë vizitë janë njoftuar paraprakisht institucionet qendrore të Kosovës.
Митрополит Теодосије примио је данас у Манастиру Грачаница представнике Студентске листе, који бораве на Косову и Метохији како би се упознали са животом Срба.
Током посете обишли су и Високе Дечане, где су присуствовали Богослужењу, као и Призрен и српске православне светиње. https://t.co/pLJ9Hyash9— Црквени Гласник (@CrkveniGlasnik) November 8, 2026
Rruga Press

