KryesoreLajme

​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e tri fushave multifunksionale sportive në komunën e Mitrovicës.


Tri fusha të reja multifunksionale sportive do të ndërtohen në komunën e Mitrovicës, në kuadër të investimeve në infrastrukturën sportive.

Fushat do të ndërtohen në shkollat e tri fshatrave të Mitrovicës: Tuneli i Parë, Zhabar i Poshtëm dhe Bare.

Lexo më shumë  Jo PROTESTA, por kjo "Asgjë-ja" po kthehet në pengesën tonë më të madhe dhe më të shtrenjtë drejt Europës

Përmes këtij investimi MSR-ja, synon të krijojë kushte sa më të mira për nxënësit dhe të rinjtë e këtyre fshatrave, duke u ofruar hapësira moderne dhe të përshtatshme për aktivitete sportive e rekreative.

Ministria do të vazhdojë së punuari me përkushtim në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunave tona dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, njofton ministri Gashani. 

Lexo më shumë  Studentët nuk e ndalin protestën, vijon bojkoti në Universitete

Rruga Press

YouTube player