Lajme

Alimehmeti: Rama e kaloi vizën e kuqe me Ballukun

Ilir Alimehmeti ka komentuar vendimin e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, duke deklaruar se me këtë qëndrim kryeministri Edi Rama ka kaluar një vijë të kuqe në raport me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

Alimehmeti u shpreh se për të rëndësi kanë veprimet dhe jo deklaratat politike. Sipas tij, nëse Shqipëria përparon drejt integrimit europian si pasojë e një situate të krijuar në nivel ndërkombëtar, kjo nuk mund të konsiderohet meritë e kryeministrit. Ai solli në vëmendje edhe qëndrimet e mëparshme të deputetëve socialistë, të cilët, sipas tij, kishin deklaruar se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit do të miratohej brenda pak minutash.

Lexo më shumë  Nga privilegjet e investitorëve strategjikë te pastrimi i parave, shqetësimet e BE-së për Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player