KryesoreLajme

Nis punën grupi për stragjinë për apelin në Hagë, Konjufca: Mbështetje e plotë për krerët e UÇK-së

Grupi punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara ka mbajtur mbledhjen konstituive të martën. 

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i cili është në krye të këtij grupi, ka thënë se në mbledhje u diskutuan drejtimet kryesore të strategjisë, u caktuan grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe përcaktuan planin e përgjithshëm të punës. 

“Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel. Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti dhe Dukaj diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Konjufca ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës i bashkon të gjithë përtej dallimeve dhe se në betejën për mbrojtjen e saj të gjitha institucionet e Republikës dhe forcat politike kanë përgjegjësi dhe do të qëndrojnë të bashkuara, “me përkushtimin dhe vendosmërinë që kërkon mbrojtja e një të drejte historike të popullit tonë”.

E, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, si anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Lexo më shumë  Rama nuk i gënjen dot më studentët, pasi ata i kanë hequr vizën dhe as duan t’ia dinë se çfarë thotë

Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për Ligjin për Specialen. 

Qeveria më 14 tetor formoi grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e katërshes së UÇK-së.

Rruga Press

YouTube player