Lajme

Erion Veliajn e çojnë në paraburgimin e Fierit

Erion Veliaj tranferohet nga parburgimi i Durrësit në Fier.

Mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës që në këtë mënyrë do të jetë akoma më larg zyrës së tij.

Në përgjimet që kreu SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt, doli në pah se ai e kishte kërkuar vetë transferimin nga paraburgimi i 313 në Tiranë drejt paraburgimit të Durrësit.

Lexo më shumë  Kurti: Institucionet duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë shërbimet ndaj qytetarëve më të thjeshta dhe më të qasshme

Në një moment në bisedat telefonike, kryebashkiaku e konsideronte paraburgimin e Tiranës si Alkatraz.

“Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin, të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security”, shkruhej në dosjen e Veliajt.

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier është bërë me urdhër të drejtoreshës së re të burgjeve, që u emërua vetëm pak javë më parë.

Lexo më shumë  Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj

Rruga Press

YouTube player