Protestë para Gjykatës në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë proteste për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Me fotografitë e saj në duar, protestuesit kanë kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe që institucionet e drejtësisë të garantojnë transparencë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që personi përgjegjës të përballet me drejtësinë. Ata kanë ngritur shqetësime edhe për përgjegjësinë e institucioneve në garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Protestuesit kërkojnë që organet kompetente të veprojnë me vendosmëri dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, në mënyrë që rasti të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia
Rruga Press

