KryesoreLajme

Studenti i Mjekësisë i prekur: Kam humbur nënën nga kanceri, ka mungesa në trajtimet në Onkologjik dhe kimioterapitë

Një student i sapodiplomuar për Mjekësi të Përgjithshme i është bashkuar protestës së sotme, ku ka ngritur shqetësimet e studentëve dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët në sistemin shëndetësor. I riu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë akuzoi mazhorancën se nuk ka adresuar shqetësimet e ngritura nga studentët gjatë protestave.

I prekur emocionalisht, studenti foli edhe për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut, duke ngritur shqetësime për mungesat në trajtimet onkologjike dhe kimioterapitë që ofrohen në vend. Ai përmendi edhe problematikat e shërbimit onkologjik, duke treguar përvojën e tij personale dhe vështirësitë me të cilat është përballur familja e tij.

Lexo më shumë  Protestat kundër qeverisë në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen në orën 10:00

“Unë jam i sapodiplomuar për mjekësi të përgjithshme, ky ishte solidaritet që mund të ofrojmë sepse kemi parë për mbi 130 ditë me revolucionin e flamingove pame edhe lëvizjen e studentëve që u cilësuar si e dhunshme, por pamë një përbuzje që është ende sot nga pjesa e mazhorancës dhe në veçanti nga kryeministri. Nuk janë adresuar problematikat që studentët ngrenë. Ka ardhur momenti që të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, jemi në këto problematika sepse kjo mazhorancë nuk e ka bërë atë që duhet të bënte…Kemi problematikën e Onkologjikut, unë timë më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe nuk e ndjej që kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesë e trajtimeve dhe kimioterapitë që ofrohen”, tha ai.

Lexo më shumë  Dënohet me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviq për krime lufte në rajonin e Pejës
YouTube player