KryesoreLajme

Dënohet me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviq për krime lufte në rajonin e Pejës

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është shpallur aktgjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në rajonin e Pejës.

Gjykata e ka dënuar Gjokoviqin me 10 vjet burgim.

Ndërkaq, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohej se në vitet 1998–1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Lexo më shumë  Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim, me rrugën regjionale Pejë–Mitrovicë, kishte hyrë ushtria e rregullt dhe, në fund, nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim, e cila kufizohet me fshatin Vitomiricë, kishin hyrë grupet paramilitare të përziera edhe me pjesëtarë të njësive speciale ushtarake. Ata filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile, me ç’rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptar: I.K., Sh.K., E.M., R.Sh., Z.Sh. dhe M.H., ndërsa tre civilë, të cilët u plagosën nga këto të shtëna: A.G., H.G. dhe M.G., fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pas u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civilë të nacionalitetit shqiptar: R.K., Z.K., A.K., A.K. dhe A.Sh., u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre, prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Lexo më shumë  Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Me këtë, Gjokoviq ngarkohej se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP i RSFJ-së”), si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

YouTube player