“Janë fëmijët tanë ata që po rrihen” Avokati Matlija thirrje avokatëve dhe juristëve: Të hartohen kallëzime penale për dhunën policore ndaj protestuesve. Dy kallëzime janë dorëzuar, të tjerat janë rrugës
Shkruan Dorian Matlija
Bej nje thirrje per te gjithe avokatet, juristet, organizatat e shoqerise civile, e kushdo tjeter qe ka njohuri per kete pune, qe nese hasin ne internet pamje video ku te rinjte dhunohen nga policia, edhe pasi jane neutralizuar, apo cdo shkelje tjeter qe ngarkohet me pergjegjesi penale, te hartojne dhe pse jo, edhe te nenshkruajne vete, kallezimet penale per keto episode. Une kam nisur ta bej nje gje te tille. Ju lutem sa me shume kallezime. Sikur edhe nje apo dy kallezime te bejme secili, arrijme t’u japim mesazhin te gjithe efektiveve ne terren qe jo vetem jane duke u vezhguar e filmuar nga mediat, por edhe do perballen me ligjin nje dite. Dhe ajo dite nuk do jete larg. Nese ata marrin garanci nga “lart”, ta dine qe edhe ne “poshte” nuk hame bar. Jane femijet tane ata qe po rrihen nga kriminele qe meritojne burgun. Dhe burgu nuk vjen vete po nuk beme kallezime. Le t’i futemi punes.
Dy kallezime penale nderkohe u dorezuan per keto dy episode. Tani policet qe shfaqen ne keto video, dhe ndonje fatkeq qe eshte shefi i tyre, bejne mire te kursejne ca leke sepse do i duhen per ceshtjen. Kallezimi e tjera jane rruges
Rruga Press

