KryesoreLajme

Reuters raporton për protestën në Tiranë: Studentët denoncojnë kostot, papunësinë dhe pabarazinë

Protesta e studentëve në Tiranë ka kaluar përtej kufijve, duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Reuters ka raportuar demonstratën e së martës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë përpara Ministrisë së Arsimit. Sipas agjencisë, gjatë protestës u hodhën tulla dhe blloqe betoni në drejtim të godinës së ministrisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. 

Lexo më shumë  Kurti priti në takim ambasadorin e ri të Belgjikës, biseduan për zgjerimin e partneritetit

Reuters ndalet edhe te arsyet e protestës. Media ndërkombëtare raporton se studentët kanë ngritur shqetësime për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mungesën e mbështetjes financiare dhe vështirësitë për t’u punësuar pas diplomimit. Në raportim përfshihen edhe dëshmi të pjesëmarrësve, të cilët flasin për pabarazi sociale dhe për një hendek të thelluar mes të pasurve dhe të varfërve. Reuters e vendos protestën në Tiranë edhe në një kontekst më të gjerë europian, duke e lidhur me një valë aktivizmi studentor në disa vende të kontinentit. Si shembull, agjencia përmend protestat e fundit në Francë, ku të rinjtë kanë kërkuar përmirësim të kushteve në institucionet arsimore.

Lexo më shumë  Maqedonci: Serbia si Rusia, ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën

YouTube player