Marques: Pa letërsinë bota do ishte e njëjtë
“Braktisa universitetin për të jetuar me gazetari dhe letërsi, pa patur nevojën për të mësuar, i udhëhequr nga një frazë që kam lexuar nga Bernard Show”. Kështu shkruante Gabriel Garcia Marquez, një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit të 20. Ai u lind në vitin 1928 në Arakataka, fshat bregdetar në Kolumbi ku u rrit nga gjyshërit e nënës.
Në vitin 1947 ai filloi studimet për shkenca politike në Universitetin e Bogotas, ndërsa në vitin 1961 shkoi në Meksikë duke ndarë jetën mes Barcelonës dhe Havanës. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët kryesorë të letërsisë spanjolle. Vepra që i dha famë dhe konsiderohet si kryevepra e tij është romani “Njëqind vjet vetmi”, i publikuar në 1967. Markesit iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1982. U shfaq i veshur me “Likiliki”, një veshje amerikanolatine e klasës më të ulët.
“Emri im është Gabriel Garcia Marques. Kam lindur në Arakataka në Kolumbi 40 vjet më parë dhe ende s’kam asnjë keqardhje. Shenja ime është Peshqit dhe gruaja ime quhet Mersedes. Këto janë dy gjërat më të rëndësishme që kanë ndodhur në jetën time, sepse në sajë të tyre, të paktën deri më tani, kam qenë në gjendje të mbijetoj duke shkruajtur “– ka thënë Marques për gruan që ra në dashuri kur ishte 13 vjeç dhe priti me durim që të rritet. Ata jetuan së bashku dhe patën dy djem.
“Prirja ime e vërtetë është drejt magjisë, por çdo herë që përpiqem ta ushtroj përhumbem në një masë të tillë që gjej mbështetje në vetminë e letërsisë. Unë kurrë nuk flas për letërsinë, sepse unë nuk e di se çfarë është dhe përveç kësaj unë jam i bindur se bota do të jetë saktësisht e njëjta pa të. Nga ana tjetër, unë jam i bindur se ajo do të ishte krejtësisht ndryshe pa polici. Prandaj, unë besoj se do të isha shumë më i dobishëm për njerëzimin, në qoftë se në vend të shkrimtarit do isha bërë terrorist”-thoshte Marques teksa prezantohej, ndonëse nga njëra anë kërkonte pesëdhjetë mijë dollarë amerikanë për të dhënë gjysmë ore intervistë ka mbetur një njeriu i të majtës progresive, dhe themelues i biznesit me “ndikimi pozitiv” si institutet e gazetarisë dhe filmit.
Sot thesarit i punës dhe jetës së tij është në dispozicion për të gjithë në Bibliotekën e Universitetit të Teksasit e cila, i ka të gjitha dorëshkrimet e nobelistit Gabriel Garcia Marquez në formë digjitale. Koleksioni përmbledh një periudhë prej gjashtë dekada dhe përfshin dorëshkrime, fotografi, letra dhe materiale të tjera arkivore të shkrimtarit të madh të shekullit të 20. Lexuesit kanë qasje në veprën e plotë, por me anë të këtij arkivi, mund të shohin anën njerëzore të shkrimtarit mjeshtëror. Shkrimtari kolumbian, Letërsi Nobel, Gabriel Garcia Marquez, vdiq të enjten e shenjtë të vitit 2014 në Meksikë, në moshën 87 vjeç./res/