Sport

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria ngjitet në vendin e 66-të, Kosova në të 76-in

Së fundmi, është publikuar edhe renditja e re e FIFA-s, pas ndeshjeve të kombëtareve.

Kuqezinjtë janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditen në vendin e 66-të në botë.

Kombëtarja do të rikthehet në fushë në muajin nëntor, ku do të kërkojë të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, Kosova ka shënuar një përmirësim prej dy pozicionesh dhe ndodhet në vendin e 76-të në renditjen botërore.

Rruga Press

YouTube player