Uncategorized

Formacionet zyrtare: Finlandë – Shqipëri

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Finlandë – Shqipëri, e vlefshme për grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria starton me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje luajnë Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti e Elseid Hysaj.

Në mesfushë luan Kristjan Asllani, Ylber Ramadani e Stavro Pilo – një nga befasitë e vendosjes nga trajneri Ronald Maran pasi Pilo është mbrojtës i majtë.

Sulmi përbëhet nga Ernest Muçi, Rei Manaj e Arbër Hoxha.

Shqipëria pas dy ndeshjeve ka pikë të plota në grup. Finlanda i ka katër sosh.

YouTube player