Lajme

Të akuzuarit serbë për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc dalin para gjykatës

Kanë dalë para gjykatës së Kosovës të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se bashkë me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, me qëllim kanë dëmtuar pajisjen e ujësjellësit dhe kanë kryer veprën terroriste, duke përdorur eksploziv.

Lexo më shumë  Mbetjet e 23 personave dhe 13 të arrestuar – zgjerohet hetimi për krimet e luftës në Zubin Potok

Për rastin ngarkohet edhe Igor Dimoviq, i cili nuk është në paraburgim si vëllezërit Viqentijeviq.

Shpërthimin në kanalin e ujit të “Ibër-Lepencit” në fshatin Varagë të Zubin-Potokut në nëntor të vitit 2024, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksplozivë, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si sulm terrorist, kurse Serbinë e kanë bërë përgjegjëse për të.

Rruga Press

Lexo më shumë  PPP-të marrin 1 miliard euro nga shteti, gati gjysma e kontratave të koncesioneve janë nën hetim nga SPAK-u

YouTube player