Lajme

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkët

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”.

Ky njoftim i Ambasadës, i publikuar në rrjetet sociale, vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

Lexo më shumë  Nga Balla te Balluku, çfarë i përcillte Vlora Hyseni Ergys Agasit në mesazhe:“Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku”

Gjykata më e lartë në vend po ashtu qartësoi se deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë afat deri më 6 tetor që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Sa i përket konstituimit të Kuvendit, Kushtetuesja u kërkoi deputetëve që ta zgjedhin edhe nënkryetarin e dytë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Megjithatë, Gjykata konstatoi se organi ligjvënës u konstituua përtej afatit 30-ditor.

Lexo më shumë  Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

Kuvendi u konstituua më 13 shtator dhe disa orë më vonë u votua edhe Qeveria Kurti 4.

Rruga Press

YouTube player