Vlora Hyseni shantazhon publikisht gazetaren Klodiana Lala
Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetaren Klodiana Lala.
Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi ngjarjen, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje.
“Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në një shantazh të hapur ndaj gazetares Lala.
Gazetarja komentoi në lidhje live më pas: “Se cilave takime i referohet do duhet ti sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”.
Rruga Press
Lexo më shumë Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

