Lajme

GJKKO urdhëron SPAK-un të kryejë hetime mbi resortin e Bashkim Ulajt në Rrjoll

Pas vendimit të SPAK-ut për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e banorëve të Rrjollit për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion, GJKKO-ja vendosi të pranojë ankimin e kallëzuesve.

Gjyqtarja Flojera Davidhi urdhëroi SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve.

Sipas këtyre të fundit, projekti “Baks Bay” po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin.

Lexo më shumë  Vizitën e parë jashtë Shqipërisë, Vlora Hyseni e ka pasur 10 ditë në Serbi

Për këto vepra penale, banorët kanë akuzuar Fatmir Shpellzën për falsifikim dokumentesh dhe kompaninë “Gener 2” të Bashkim Ulajt për ndërtim të paligjshëm.

Ata ndodhen prej 8 muajsh në protestë, ku ka pasur edhe përplasje fizike me rojet e sigurisë dhe policinë. 

Rruga Press

YouTube player