KryesoreLajme

SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar shefja e SHISH

Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.

Sipas burimeve ajo është marrë në pyetje nga SPAK, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Lexo më shumë  ​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë.

Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, por më shumë se këto.

Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën. /shqiptarja.com/

Lexo më shumë  Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohet klima e investimeve në Shqipëri
YouTube player